Telegrafi

Presidentja Osmani në takimin me Gjukanoviqin: Thelbësore të qëndrojmë krah për krah përballë agresionit rus

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq tha se dy vendet ndajnë vizion të përbashkët e të qartë për të ardhmen euro-atlantike.

Osmani tha se Mali i Zi është aleat i rëndësishëm i Kosovës.

“Kosova e vlerëson kontributin për njohjen e shtetit të Kosovës… Kjo vizitë është historike në aspektin e marrëdhënieve bilaterale dhe po ndodhë në moment të rëndësishëm për Ballkanin”, tha ajo.

Presidentja më tej shtoi se është thelbësore të qëndrojnë krah për krah përballë agresionit rus dhe satelitëve të Rusisë në rajon.

“Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vizion të përbashkët e të qartë për të ardhmen euro-atlantike”, tha ajo, duke shtuar se Mali i Zi është shembull i shkëlqyer si anëtarësimi në NATO i ka kontribuar stabilitetit dhe sigurisë në rajon. /Telegrafi/