Telegrafi

Presidentja Osmani në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore në Londër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër sot ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore.

Osmani po qëndron në Londër ku nesër do të merr pjesë në Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka shkruar Osmani.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, presidentja Osmani sonte ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, më 6 ma, presidentja Osmani dhe zotëriu i parë Prindoni, krahas krerëve shtetërorë nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey. /Telegrafi/