Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani në Doha: Kosova ofron mundësi investimi për bizneset nga Katari

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se inkurajon afaristët dhe bizneset e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit që ofron Kosova.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim al-Thani të mbajtur në margjinat e Forumit në Doha, përcjell Telegrafi.

Në takim gjithashtu janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel tregtar dhe mjetet për t’i përmirësuar ato.

Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se mezi pret që këto t’i çojnë në nivele më të larta, veçanërisht në aspektin komercial dhe investues.

Ajo ftoi biznesmenët e Katarit të eksplorojnë mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm, si bujqësia, miniera dhe energjia.

Ndërsa Al-Thani vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Katarit dhe Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet tregtare janë ende nën aspiratat e të dy vendeve mike. Ai u bëri thirrje gjithashtu biznesmenëve nga të dy vendet që të rrisin bashkëpunimin.

Në fund, ai ka theksuar se Oda Ekonomike e Katarit mbështet fuqishëm bashkëpunimin midis sektorëve të biznesit në të dy vendet.

“Investitorët nga Katari janë të interesuar të njihen me mundësitë që ka Kosova”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version