Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani merr vëmendje me dukjen elegante në ‘Ballon e Marinsave’

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë së fundmi pjesë e Ballos së Marinsave Amerikanë.

Në këtë ngjarje nderohet përkushtimi dhe angazhimi i grave dhe burrave në uniformë, të cilët po ashtu kontribuojnë për paqe edhe në Kosovë.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindoni si dhe nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Foto: Screenshot/Facebook

Osmani ka ndarë një postim në rrjete sociale, në të cilin shtoi: “Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj”.

Lexo po ashtu Osmani në Ballon e Marinsave së SHBA-së: Festojmë edhe partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve

Ajo mori vëmendje me paraqitjen elegante në një fustan të zi me disa detaje të veçanta.

Foto: Screenshot/Facebook

Dukjen ndërkohë e kompletoi me një model flokësh gjithashtu të përshtatshëm për eventin.

Presidentja shpesh po vazhdon të jetë në qendër të medieve për shkak të paraqitjeve me plot stil, ndonëse ka bërë dhe një transformim të madh në pamje. /Telegrafi/

Exit mobile version