Telegrafi

Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijun në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë ata të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Temat që do të diskutohen në takimin në Brdo afër Kranjit janë rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces.

Në margjina të takimit, Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, presidentja Osmani më 13 maj ka pritur në takim në Prishtinë, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në funksion të parapërgatitjes për takimin e Brdos. /Telegrafi/