Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani në iftar me ushtarët turq të KFOR-it: Shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre që të ketë paqe e siguri në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngrënë mbrëmë iftar me ushtarët turq në Kosovë, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

I pranishëm ishte edhe komandantit i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.

Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version