Telegrafi

Presidentja Osmani me fjalë të mëdha për komandantin e ri të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi e ka emëruar sot Komandant të FSK-së, ka lavdëruar gjeneralmajorin Bashkim Jashari, duke i premtuar mbështetje të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së piedestale edhe më të larta.

Osmani përmes një postimi në Facbeook, ka thënë se “Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit”.

“Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu Presidentja Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së

“Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi i gjeneralmajor Bekim Jashari erdhi dorëheqjes së Gjeneral-lejntënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së. /Telegrafi/