Telegrafi

Presidentja Osmani emëron Alban Krasniqin anëtar të KQZ-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

Në ceremoninë e betimit para presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Ndryshe, Alban Krasniqi është bashkëshoprti i ministres së Drejtësisë, Albulena Krasniqi. /Telegrafi/