Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali.

Kjo u bë e ditur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se ajo “profesioniste e dalluar juridike”.

“E njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit me nder. I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shkroi Presidentja në platformën X.

Exit mobile version