Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.
Osmani në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar, transmeton Telegrafi.
“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani.
Gjithashtu, ajo ka shkruar se beson në angazhimin e saj, duke punuar drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë mes dy shteteve.
Ndryshe, Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti./Telegrafi/
Pleased to have appointed @MalokuEdona, a distinguished academic and professional, as the new Ambassador of the Republic of Kosovo to the Portuguese Republic.
I am confident that her expertise and commitment will be invaluable as we work towards deepening the bonds of friendship… pic.twitter.com/P1ZPehcQlO
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 12, 2024