Ajo e mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq sot i ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në 21 vjetorin e tragjedisë.
Ajo e mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995, transmeton lajmi.net.
“Sot me pikëllim i kujtojmë më shumë se 8 mijë viktimat e tragjedisë së Srebrenicës. Ky akt gjenocidial, i kryer në emër të programi politik serbomadh, duhet gjykuar moralisht, drejtësisht dhe politikisht. Obligimi ynë është kujtimi i viktimave të pafajshme, në ruajtjen afatgjatë të paqes, në mënyrë që tragjedi të tilla mos t’i ndodhin më askujt”, ka thënë presidentja kroate.