Site icon Telegrafi

Presidentja e SpaceX parashikon se njerëzit do të shkelin Marsin në fund të dekadës

Presidentja dhe shefja operative e SpaceX parashikon se njerëzit do të arrijnë në Mars deri në fund të dekadës.

“Ne duhet të vendosim njerëz në sipërfaqen e Marsit brenda një dekade”, tha Gwynne Shotwell në një intervistë për CNBC.  “Unë mendoj se kjo do të jetë në këtë dekadë, po”.

Komentet e saj i bëjnë jehonë parashikimeve të ngjashme të bëra nga CEO i SpaceX, Elon Musk, në dhjetor, transmeton Telegrafi.

Musk tha në një intervistë në podcastin e Lex Fridman se ai mendonte se në skenarin më të mirë, njerëzit do të prekin Planetin e Kuq në rreth pesë vjet, derisa në skenarin më të keq do të ishte 10 vjet.

Ai tha gjithashtu se sfida më e madhe e kompanisë ishte të krijonte një automjet që mund të optimizojë tonazhin në orbitë dhe më pas në Mars: “Starship është raketa më komplekse dhe më e avancuar që është bërë ndonjëherë”, shtoi Musk.

Kohët e fundit, ai bëri një tjetër parashikim: se njerëzit do të arrijnë në Mars në vitin 2029.

Siç është raportuar më herët nga Insider, një njeri pa pajisje speciale do të vdiste brenda pak minutash në Mars. /Telegrafi/

Exit mobile version