Site icon Telegrafi

Presidentja e Shoqatës për Studime Shqiptare në SHBA: Diaspora ka rol të rëndësishëm në çështjet mbarëshqiptare

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e zgjedhur e Shoqatës për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktore Ines Murzaku, flet mbi vizionin e saj në krye të organizatës.

Zonja Murzaku, e cila e nis zyrtarisht detyrën e saj në janar të vitit 2023, thotë se do të përqendrohet në ndërtimin e urave të bashkëpunimit shkencor-akademik, me qendrat studimore shkencore, që merren me Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ata jetojnë.

E themeluar në vitin 1978, kjo shoqatë tërheq, studiues të rinj dhe të vjetër, apo ekspertë kryesisht nga Amerika e Veriut. Ajo synon t’i japë shtysë, studimit, kritikës dhe kërkimin profesional në të gjitha aspektet e kulturës, shoqërisë dhe politikës shqiptare, duke u përqëndruar kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi.

Zonja Murzaku flet dhe mbi rolin e shoqatës, në përpjekjet e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë si dhe rolin e diasporës në çështjet mbarëshqiptare.

Exit mobile version