Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, udhëheqësja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas këtij takimi, dy udhëheqësit do vizitojnë një kopsht në Prishtinë, ku do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është duke qëndruar në një vizitë një ditore në Kosovë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.