Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig, i cili është i njohur për të qenit i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, i dërgoi një mesazh të ashpër Florentino Perezit të Real Madridit për përfshirjen e tij në krijimin e propozuar të një Superlige Evropiane.
Të dielën në mbrëmje u njoftua se 12 klube kishin vendosur themelimin e një të ashtuquajture Superliga Evropiane, e cila nuk kishte mbështetjen e asnjë prej rregullatorëve të futbollit.
Gjashtë klubet e madhe tradicionale të Ligës Premier ishin pjesë e grupit, së bashku me Juventusin, Interin dhe Milanin nga Italia, si dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga Spanja.
President i Superligën Evropiane u zgjodh Florentino Perez i Realit dhe të shumica e kritikave po shkojnë drejt tij.
Reagimi i ashpër nga bota e futbollit, përfshirë protestat nga tifozët, panë që gjashtë të mëdhenjtë e Ligës Premier të tërhiqen dhe të mos marrin pjesë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet edhe tërheqja e klubeve tjera.
Presidenti i Villarrelait drejtoi disa kritika të ashpra ndaj presidentit të Real Madridit, si dhe Atletico Madridit, për rolin e tyre në garën e ndarë.
“Perez është egoist, egoist dhe madje edhe më shumë se egoist . Ai mendon vetëm për Real Madridin dhe Villarreal nuk do ta shpëtojë atë”.
“Të gjitha këto gjëra që nuk vendosen për merita sportive nuk kanë kuptim”, ka thënë Roig për ‘A Punt’.
Ndryshe, Superliga Evropiane pritet të konfirmojë së shpejt anulimin e idesë për organizimin e garës së planifikuar. /Telegrafi/