Telegrafi

Presidenti i UFC shpërthen në të qeshura kur e kupton rregullin kryesor për meçin Mike Tyson – Roy Jones Jr

Dana White ka shpërthyer në të qeshura kur ka kuptuar se në duelin mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr nuk do të ketë nokaut.

Dy legjendat e boksit po rikthehen në ring, pas një kohe të gjatë që nuk kanë luftuar, e që e gjitha kjo do të jetë për bamirësi.

Presidenti i UFC-së nuk beson se dyshja do të përmbahen në atë rregull dhe do të tentojnë të nokautojnë njëri tjetrin sa më parë.

“Nuk ka nokaut? Nuk lejohet që ta nokautojnë njëri-tjetrin? Si e sqaroni këtë?”, ka pyetur White.

Lexo po ashtu Mike Tyson i hapur që të përballet me Anthony Joshuan dhe Deontay Wilderin në meçin bamirës

“Dua të vë bast se ajo gjë nuk ndodhë. A mund të vëmë bast? Nuk mund të vëmë baste për këtë takim? Çfarë? Çfarë është kjo përballje kështu?”, ka vazhduar i pari i sporteve parciale të përziera.

Komisioni i Karolinës që merret me rregullat në boks, ka bërë të ditur se këtu nuk lejohen nokautit dhe nuk do lejohen as bastvëniet, pasi e gjitha është për bamirësi. /Telegrafi/