Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka vetëm lëvdata për Lamine Yamal.
“Nëse do të kisha një klub, ai (Lamine Yamal) do të ishte lojtari i parë që do të blija nëse do të kisha mjaftueshëm para”, u tha Ceferin gazetarëve.
“Për mua ai është lojtari i ri më i mirë në botë dhe shumë shpejt mund të jetë më i miri në botë në përgjithësi”, shton Ceferin.
Ceferin vazhdoi të vlerësojë Spanjën mjaft lart në Euro.
“Spanja është një skuadër shumë e mirë, e kam thënë tashmë se për mua janë një nga favoritët në Euro”, shtoi i pari i UEFA-s.
Yamal është bërë një nga forcat shtytëse të Spanjës në Euros në Gjermani me të riun që tashmë ka dhënë një asist në ndeshjen e parë të La Roja – një fitore 3-0 kundër Kroacisë. /Telegrafi/