Telegrafi

Presidenti i UEFA-s kritkon ashpër Messin për sjelljet e tij pas Kampionatit Botëror

Presidenti i UEFA-s ka vënë në pikëpyetje pse Emiliano Martinez bëri kaq veprime ekstreme për të tallur Kylian Mbappen pas finales së Kampionatit Botëror.

Argjentina fitoi në një finale magjepsëse në Katar në dhjetor 2022, me portierin e Aston Villas që fitoi çmimin Doreza e Artë për paraqitjet e tij gjatë turneut.

30-vjeçari shkaktoi disa polemika për veprimet e tij duke tallur Mbappen gjatë penalltive vendimtare kundër Francës, dhe mënyrën e turpshme në të cilën ai festoi me trofeun e Dorezës së Artë.

Tani një libër i ri, ‘Messianic’ nga gazetari argjentinas Sebastian Fest dhe gazetari francez Alexandre Juillard, sugjeron se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nuk ishte i kënaqur me veprimet e Martinezit – dhe pyeste veten pse shoku i tij i skuadrës nga Argjentina, Lionel Messi – gjithashtu kolegë me Mbappen në PSG – nuk ndërhyri për ta ndaluar atë.

Siç raportohet në Mundo Deportivo, Ceferin tha: “Nuk e kuptoj pse Martinez u tall me Mbappen. Messi duhet t’i kishte thënë të tregonte respekt”.

“Në fund, Messi luan gjatë gjithë vitit me Kylian Mbappen”.

Lexo po ashtu Pranoi ofertë 400 milionë euro në vit nga Al Hilal - Messi tashmë ka marrë vendim për të ardhmen

“Nëse e shihni se si reagoi gjatë penalltive, nuk e kuptoj pse tallet me Mbappen, atë me kukullën dhe gjëra të tilla. Kjo nuk është sportivitet, ishte primitive dhe nuk më pëlqente, ka shtuar më tej ai.

Presidenti i UEFA-s e quajti gjithashtu vendimin e Martinezit për të vendosur trofeun e Dorezës së Artë para organit të tij gjenital, pak momente pas pranimit të çmimit si ‘një gjë të neveritshëm’. /Telegrafi/