Telegrafi

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Nuk do të ketë finale të Ligës së Kampionëve jashtë Evropës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin insiston se ideja e mbajtjes së finales së Ligës së Kampionëve në Nju Jork nuk po diskutohet aktualisht.

Këtë javë, drejtori i Mediapro, Jaume Roures, pretendoi se negociatat ishin në vazhdim për të organizuar ngjarjen e madhe të futbollit evropian në Big Apple.

Por, sot (e enjte) një gjë e tillë është mohuar nga vet kreu i UEFA-s, Ceferin.

Lexo po ashtu Agnelli: UEFA duhet të fillojë ta përdorë VAR-in në Ligën e Kampionëve

Cerefin ka thënë se ideja për zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në SHBA nuk do të diskutohet pasi nuk është pjesë e planeve të UEFA-s.

“Kjo ide aktualisht nuk është duke u diskutuar fare”, ka thënë fillimisht Ceferin në një deklaratë për media.

Lexo po ashtu Ndeshja e parë e La Ligas në SHBA: Kush mund të luajë dhe kur?

“UEFA nuk ka plane për të bërë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Evropës”, përfundoi ai.

La Liga tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të luajtur ndeshje në SHBA, me Girona-Barcelona që ka gjasa të luhet në Florida në muajin janar. /Telegrafi/