Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin është i fundi që ka folur për situatën e Christian Eriksen, i cili ra në fushë pa ndjenja pas një sulmi në zemër.
Bota u futbollit ishte në shok gjatë ndeshjes së Grupit B mes Danimarkës dhe Finlandës.
Kjo pasi në minutën e 43-të të ndeshjes, mesfushori Eriksen ra në fushë pa ndjenja dhe nuk kishte shenja jete për disa minuta.
Intervenimi i lojtarëve dhe mjekëve të dy kombëtareve arritën ta shpëtojnë atë dhe pas disa minutave u dërgua me urgjencë në spital.
Gjendja e mesfushorit danez duket stabile tani, ndërsa së fundmi për situatën e tij ka reaguar edhe Ceferin.
“Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan bukur atë”, ka thënë Presidenti i UEFA-s.
Ndryshe, situata e Eriksen ka bërë që e gjithë bota e sportit dhe në veçanti futbollit të reagojë, duke uruar më të mirën për shëndetin e lojtarit. /Telegrafi/
"Football is a beautiful game and Christian plays it beautifully," says UEFA President Aleksander Čeferin.
Tonight's Star of the Match is Christian Eriksen. Wishing you a speedy recovery, Christian. #EURO2020 pic.twitter.com/gJPa7P2nAx
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 12, 2021