Telegrafi

Presidenti Thaçi thotë se Komisioni Hetimor ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioni Hetimor Parlamentar ka bërë shkelje të ligjit, duke angazhuar një ekspert të huaj për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

“Cili shtet në botë lejon që një ekspert i huaj të i marrë në pyetje presidentin, kryeministrin e kryetarin e kuvendit. Ju keni bërë shkelje ligjorë”, ka pohuar presidenti Thaçi para komisionit hetimor, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Ai ka shtuar se “Si mund të i besohet një eksperti i cili është i propozuar nga Sami Kurteshi”.

Kurse, anëtarin i Komisionit Hetimor Muharrem Nitaj (AAK), kërkoi nga presidenti Hashim Thaçi që të përgjigjet para komisionit për rastin e gjashtë turqve.

“Nëse Komisioni ka bërë shkelje pavarësisht prej kësaj eksperti nuk ka rol vendimmarrës, pjesa dërmuese e punës që i ka bërë komisioni ka qenë të hapura. Nëse është kontestuese që një ekspert që ka nënshtetësi të huaj, jam dakord të japim sqarime, por pavarësisht kësaj ju duhet të përgjigjeni”, deklaroi Nitaj.

Lexo po ashtu Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij

Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar është duke u shoqëruar me përplasje të shumta. /Telegrafi/