Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, udhëton për në Stamboll ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.
Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
Hapja e fazës së parë të Aeroportit të Ri të Stambollit do të bëhet më 29 tetor, Ditën e Republikës në Turqi, që paraqet ditën kur vendi u shpall republikë në vitin 1923.
Sipas të dhënave, në ceremoninë e hapjes do të marrin mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish.
Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro. /Telegrafi/