Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi: Më mirë të kemi një Kombëtare shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se më mirë të ekzistonte vetëm një kombëtare shqiptare e futbollit.

Sipas Thaçit, ai do të donte që Kosova e Shqipëria të kishin vetëm një kombëtare të futbollit, pasi do të ishin më të fortë.

Ai në emision në Opinion ka deklaruar që ai beson qe do te ishte me mire te ekzistonte vetëm një kombëtare e përbashkët.

“Edhe unë jam në favor që të kishim një kombëtare. Do të ishim me të fortë”, ka thënë Thaci, kur u pyet nga gazetaret për distancën e krijuar mes dy shteteve shqiptare.

Thaçi thotë se do të vazhdojnë të mundohen që Kosova e Shqipëria të jenë më afër me njëra-tjetrën. /TV Klan/

Exit mobile version