Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë botë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në Davos, Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Po ashtu, ai do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Lexo po ashtu Forumi Ekonomik Botëror, dhjetë gjëra që mund të mos i keni ditur për Davosin

Ky Forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3,000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version