Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, që me 29 prill do të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës, takimi ky i cili pritet të zhvillohet në Berlin.
Këtë e ka konfirmoi për Telegrafin zyra e presidentit Thaçi.
“Po, presidenti Thaçi ka marrë ftesë nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron për të marrë pjesë në samitin që mbahet në Berlin”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të presidentit Thaçi.
Ndryshe, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, për të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës.
Gjatë një konference për media, presidenti serb ka pranuar se është ftuar në Berlin së bashku me kryeministren Ana Brnabiq, ku konfirmoi se në këtë takim janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/