Ajo që do të prinë Kosovën në Olimpiadën “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka pranuar flamurin e Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi.
Në një ceremoni të organizuar në Amfiteatrin e Gërmisë është bërë ky dorëzim i flamurit, e paraprakisht edhe i medaljeve nga presidenti Thaçi.
Olimpistët e Kosovës këto ditë do të nisen në Brazil për të përfaqësuar Kosovën për herë të parë në histori.