Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Duas në prag të festës së Pavarësisë

Dua Lipa, Hashim Thaçi (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke fituar dy çmime në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards.

Ylli nga Kosova u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit ‘dance’, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

Dua Lipa fitoi dy çmime Grammy (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Në kuadër të urimeve të shumta që ka marrë për këtë sukses, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Dua Lipën

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Në edicionin e 61-të të Grammy Awards në dy kategori ishte e nominuar edhe shqiptarja tjetër, Bebe Rexha.

Mirëpo, këngëtarja që po ndërton karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arriti të triumfonte në ceremoninë e të dielës mbrëma.

29-vjeçarja ishte konkurrente për artisten më të mirë dhe performancën më të mirë në dyshe ose grup në zhanrin ‘country’. /Telegrafi/

Exit mobile version