Arsenali duket se e ka gjetur zëvendësuesin e kapitenit Laurent Koscienly.
Mbrojtësi francez nuk ka pasur parqitje të mira këtë edicion dhe pritet të largohet në fund të këtij edicionit.
E zëvendësuesi i tij tek Arsenali duket se do të jetë reprezentuesi turk Caglar Soyuncu.
Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i skuadrë turke Altinordu, Mehmet Ozkan.
Ai ka thënë se Arsenali ka mposhtur konkurrencën e Bayernit dhe Romës për transferimin e mbrojtësit qendror.
“Sipas informacioneve që unë i kam, Caglar do t’i bashkohet Arsenalit në verë pasi ata kanë fituar garën me skuadrat tjera”, ka thënë Ozkan.
Nuk është bërë publike vlera e lojtarit por sipas mediave gjermane besohet se do të jetë rreth 25 milionë euro.
21-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij në Bundesliga por edhe me fanellën e Turqisë.
Edhe ish-skuadra e tij Altinordu pritet të fitojë një përqindje nga Freiburgu pas shitjes së Soyuncut në Arsenal. /Telegrafi/