Site icon Telegrafi

Presidenti i Shqipërisë viziton Gllogjanin, i ndahet titulli “Qytetar nderi i Deçanit”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë.

Gjatë ditës ai ka qëndruar në Gllogjan, ndërsa komuna e Deçanit ka ndarë për presidentin Begaj, titullin “Qytetar nderi i Deçanit”, transmeton Telegrafi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Më tej, ai ka falënderuar presidentin Begaj për vizitë. /Telegrafi/

Exit mobile version