Site icon Telegrafi

Presidenti i Serie A zbulon prapaskenat: Interi refuzoi të luante ndaj Juventusit me tifozë

Nuk kanë fund polemikat në Itali sa i përket shtyrjes së ndeshjes derbi mes Juventusit dhe Interit.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet këtë vikend është shtyrë për 13 maj për shkak të sigurisë pas gripit coronavirus që është përhapur në Itali.

Tifozët e Interit kanë filluar ta akuzojnë Serie A se me këtë vendim i ka ndihmuar Juventusit, pasi në maj për Interin tani është një orar shumë i vështirë pasi luan radhazi ndaj Zonjës së Vjetër, Napoli e Atalantës.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigja nga presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino.

Numri një i kampionatit italian ka thënë se Serie A i ka propozuar Interit të luaj të hënën në praninë e tifozëve, por Neroazzurët e kanë refuzuar këtë mundësi.

“Të premten ka pasur takim ku Interit i është propozuar të luaj ndaj Juventusit ditën e hënë në prani të tifozëve”.

“Interi ka refuzuar të dalë në fushë me përgjegjësi të plotë dhe nuk u ankua për aspektin sportiv as nuk thanë se është kampionat i falsifikuar”, deklaroi Dal Pino.

Paolo Dal Pino

Tutje numri një i Serie A i është kundërpërgjigjur edhe drejtorit sportiv të Interit, Bebe Marotta.

“Marotta mbron vetëm interesat e Interit, ndërsa unë kam për detyrë ta mbrojë gjithë Serie A. Vendosëm për shtyrjen e ndeshjeve pasi ishte imazh i keq të luanim pa tifozë”, përfundoi presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino. /Telegrafi/

Exit mobile version