Telegrafi

Presidenti Zelensky falënderon Metën për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Zelensky, tha se është mirënjohës presidentit Meta për solidaritetin për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet aktualisht.

Tutje tha se mbështetja e partnerëve e bënë Ukrainën më të fortë.

“I jam mirënjohës presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në #UnityDay ! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të forte”, shkori Zelensky./Telegrafi/