Telegrafi

Presidenti i Santosit: Shpresoj që Neymari të transferohet te Real Madridi

Foto: Marca.com

Neymar është përsëri në qendër të spekulimeve të transferimit, dhe ndërsa Paris Saint-Germain kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për ta mbajtur atë, presidenti i Santosit, Jose Carlos Peres ka deklaruar se shpreson që braziliani të shkojë te Real Madridi.

Los Blancos janë vendosur për një ristrukturim të vijës së tyre sulmuese me Rodrygo Goes që tashmë ka nënshkruar nga Santos dhe duket gjithnjë e më shumë gjasa që ylli i Chelseat , Eden Hazard, do ta ndjekë atë.

Një emër shumë i përfolur për një transferim në Santiago Bernabeu është ylli brazilian Neymar dhe presidenti i Santosit, Peres shpreson ta sheh te Reali.

Lexo po ashtu Zidane dëshiron gjashtë transferime këtë verë, Perez ia ka ndarë 500 milionë euro     

“Shpresoj që Neymar të shkojë në Real Madrid , do të ishte vendi më i mirë për të”, ka thënë fillimisht Peres.

“Ishte krejtësisht gabim kur vendosi ta lë Barcelonën  ai ishte ende në rritje si lojtar. Ai nuk ka bërë mirë që kur ai u largua”.

Lexo po ashtu Figo mbështet transferimin e Neymarit te Real Madridi

“Unë jam një ndjekës i Real Madridit dhe është një klub që i bën gjërat në mënyrë perfekte”.

“Nëse ai merr shansin të vesh fanellën e Real Madridit, atëherë ai nuk duhet të mendojë dy herë”, përfundoi presidenti i klubit brazilian. /Telegrafi/