Telegrafi

Presidenti rus Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.

Ambasada ruse në Tiranë, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se Putin i ka përcjellë urimet Begajt dhe i ka uruar suksese në detyrën e tij të re.

Ndryshe, Bajram Begaj është zgjedhur president i Shqipërisë, më 4 qershor.

Në votimin e presidentit morën pjesë 83 deputetë, ndërsa Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.