Site icon Telegrafi

Presidenti rumun: Nëse vërtetohet se janë pjesë të dronit rus, do të jetë shkelje serioze

Presidenti i Rumanisë ka thënë se nëse pjesë të një droni rus konfirmohet se kanë rënë në territorin rumun, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë.

Klaus Iohannis i quajti sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase në rajonin e Danubit një krim lufte, raporton skynews.

“Nëse konfirmohet se komponentët i përkasin një droni rus, një situatë e tillë do të ishte e papranueshme dhe një shkelje serioze e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rumanisë”, tha ai.

Lexo po ashtu E konfirmon ministri rumun i Mbrojtjes: Pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin tonë

Komentet e presidentit vijnë pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe drone ruse në rrethin Izmail, në kufi me Rumaninë.

Ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar u tërhoq prej pozicionit fillestar duke mohuar incidentin.

“Unë konfirmoj se janë gjetur pjesë që mund të jenë elementë të një droni”, tha ai për Antena 3 CNN.

Ndryshe, forcat ruse edhe sot kanë sulmuar portet ukrainase me fluturake pa pilot – duke goditur disa objekte në Izmail dhe Danub, ku si pasojë ka humbur jetën një person (civil). /Telegrafi/

Exit mobile version