Te Roma si duket gjithçka është kthyer në normalitet pas mosmarrëveshjeve mes Tottit dhe Spalletit.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti javën e kaluar kishte përjashtuar kapitenin legjendar Francesco Totti nga stërvitja dhe e kishte hequr nga lista e ndeshjes.
Por tani si duket janë qartësuar të dy dhe janë të fokusuar tek sukseset e Romës, e cila ka arritur gjashtë fitore radhazi.
Ndërkohë presidenti i Romës, James Pallota ka thënë se e përkrah kapitenin e tyre Francesco Totti dhe se do të bisedojnë për kontratën e re.
“Të gjithë e bëjnë atë një çështje të madhe por ajo çfarë ka ndodhur është harruar tanimë”.
“Unë dua që Totti të qëndrojë gjatë në Romë dhe tani jam këtu dhe do të bisedojmë për të ardhmen”, deklaroi Pallotta pas arritjes në Romë nga Bostoni. /Telegrafi/