Telegrafi

Presidenti i Rizesporit flet rreth të ardhmes së Vedat Muriqit

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Futbollisti që po shkëlqen këtë sezon me Rizesporin, Vedat Muriqi, është duke u kërkuar nga klubet kryesore në Turqi.

Mediat e atjeshme raportojnë se për shërbimet e sulmuesit të Kosovës kanë shprehur interesim Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Hasan Kartal, presidenti i Rizesporit, ka mohuar se ka marrë ndonjë ofertë, por ka thënë se klubi nuk do ta ndalë lojtarin nëse dëshiron të largohet, raporton Sporx.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Muriqi

“Fjalë ka shumë, por nuk ka ofertë zyrtare për Vedatin. Nëse lojtari dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalim”.

“Ne jemi një familje me futbollistët. Kjo na bën që t’i respektojmë dëshirat e tyre dhe nuk do t’i ndalim në realizimin e qëllimeve të tyre. Do të dëshironim të mbetet te ne, pasi këtu e ka gjetur veten”, ka thënë Kartal. /Telegrafi/