Presidenti i River Plates, Rodolfo D’Onofrio, shpreson se Real Madridi do të lejojë që të mbajnë yllin e tyre Exequiel Palacios për një vit tjetër.
Real Madridi pritet që ta transferojë mesfushorin e talentuar qysh në janar.
“Dallimi ekonomik mes Real Madridit dhe Riverit është i madh”.
“’Është e vështirë të majmë një lojtar, por historia na thotë se lojtari e sheh po ashtu të ardhmen te ai klub dhe ne nuk mund ta ndalim karrierën e tij. Klubi nuk mund të jetë i mbyllur, por të hapet për negociata. Që një lojtar nga Riveri të shkojë në Madrid është po ashtu gjë prestigjioze për Riverin”.
https://www.youtube.com/watch?v=il7kNz2045g
“Ai është në nivel të lartë, por unë mendoj se do të jetë mirë që të luajë edhe një vit tejtër në Argjentinë”.
“Ne do të negociojmë dhe Reali e di këtë. Ai është i ri, por tepër serioz. Është lojtari kompletuar dhe nëse ata vërtet e duan atë, do të ishte ideale për Realin dhe për vet lojtarin”, u shpreh D’Onofrio.
Reali do ta shohë nga afër lojtarin kur ai të luajë ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores që zhvillohet në Bernabeu të dielën. /Telegrafi/