Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është takuar dy herë me babanë e sulmuesit të Barcelonës, Neymar, duke diskutuar në lidhje me transferimin e tij në Santiago Bernabeu.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke u marrë personalisht me transferimin e një ylli të madh nga rivali i La Ligës, Barcelona.
Perez është takuar dy herë me babanë e sulmuesit të Barcelonës, Neymar, duke diskutuar në lidhje me transferimin e tij në Santiago Bernabeu.
E përditshmja spanjolle “El Confidencial” la njoftuar se Perez dhe Neymar Santos janë takuar dy herë në muajt e fundit, për herë të parë në dhjetor dhe të dytin në janar në Zurich, gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”.
Neymar ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën.