Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka vizituar qendrën stërvitore të Juventusit, ku është takuar me presidentin e këtij klubi, Andrea Agnelli për tre orë.
Takimi i gjatë u zhvillua një ditë para se Juve të përballej me Napolin në kuadër të Superkupës së Italisë.
Sipas raporteve nga mediat italiane, takimi kishte për qëllim diskutimin mbi politikën e përgjithshme të futbollit global.
Lungo incontro alla Continassa
Agnelli a colloquio con Florentino Perez ? [@romeoagresti ]https://t.co/MXqFWWIqqZ— Goal Italia (@GoalItalia) January 19, 2021
Agnelli është president i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA).
Perez dhe Agnelli kanë qenë të hapur për krijimin e një Superligë Evropiane.
Klubet kanë hasur në vështirësi financiare gjatë pandemisë COVID-19, ku shumë prej tyre nuk po arrijnë të paguajë edhe pagat e lojtarëve. /Telegrafi/