Sipas medias spanjolle “Don Balon”, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka kërkuar një favor shumë special nga Marcelo.
Aq shumë saqë është përpjekur në të gjitha mënyrat e mundshme për të mbajtur gjithçka në konfidencialitet të plotë. Është një kërkesë të cilën numri 1 i Los Blancos e konsideron jetike për të ardhmen e klubit.
Duhet që mbrojtësi brazilian të marrë nën mbrojtjen e tij Vinicius Junior. Sulmuesi i ri Brazilian do të mbërrijë në “Santiago Bernabéu” verën e ardhshme dhe presidenti kërkon që të jetë pikërisht Marcelo ai që do ta shoqërojë Vinicius gjatë muajit të tij të parë në Madrid.
inicius Junior konsiderohet si një blerje plot talent, por gjithashtu një rini që mund të jetë vrastare kur implementohet në mënyrë të menjëhershme në një klub madhor dhe plot peshë si Real Madrid.
Për këtë arsye, Florentino Perez kërkon që njëri prej yjeve të klubit ta shoqërojë dhe ta udhëzojë, në rolin e mentorit për gjithçka në lidhje me skuadrën dhe klubin.
Dhe sipas gjykimit të presidentit, nuk ekziston askush tjetër që mund ta bëjë më mirë këtë rol se bashkëkombasi i talentit Brazilian, që është njëherësh edhe simbol i madrilenëve. /telesport/