Site icon Telegrafi

Presidenti i Olimpiakos i çmend turqit me deklaratën pas ndeshjes: Jam i lumtur që fituam në qytetin tonë Stambollin

Ndeshja mes Fenerbahces dhe Olympiacosit ka përfunduar në fushë me fitoren e thellë të grekëve, por pas fushës vazhdon të luhet.

Skuadra greke arriti të marrë një fitore të madhe në Stamboll, pasi e mposhti Fenerbahcen me rezultat të thellë 0-3.

Kjo ishte fitorja e parë në histori që një skuadër greke mposhtë Fenerbahcen në Stamboll dhe natyrisht festa tek ekipi mysafirë ishte e madhe dhe e papërmbajtshme.

Por deklarata e presidentit të Olympiacos, Evangelos Marinakis ka tërbuar të gjithë në Turqi, pasi ai ka përzier edhe politikën me sportin.

Numri një i Olympiacosit në deklaratën pas ndeshjes ka thënë se kanë fituar në qytetin e tyre, në Stambollin e tyre.

Marinakis e ka cilësuar fitoren ndaj Fenerit si më të madhen në histori të skuadrës që ai e udhëheq, Olympiacos.

“Jam i lumtur që fituam në qytetin tonë, në Stambollin tonë. Kjo fitore ma kujton titullin e vitit 2012 në Euroleague me skuadrën e basketbollit”.

“Ju thash djemve para lojës se nëse fitojmë kjo do të jetë fitorja më e madhe në histori për ne. Kjo dhuratë shkon për të gjithë grekët”, ka deklaruar presidenti grek i Olympiacos.

Kaq ka mjaftuar që të ketë reagime tejet të mëdha në Turqi nga të gjithë, mediat, tifozët e zyrtarë të klubeve.

Shumë tifozë po shkruajnë në rrjetet sociale duke komentuar se presidentit të Olympiacos duhet t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në Turqi.

Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim edhe nga UEFA pas kësaj deklarate skandaolze nga Marinakis. /Telegrafi/

Exit mobile version