Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama gjatë një konference zyrtare në Shtëpinë e Bardhë i ka dhuruar zëvendëspresidentin, Joe Biden, Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Obama e ka cilësuar Biden si një njeri të jashtëzakonshëm me një karrierë po ashtu të jashtëzakonshme në shërbimet publike.
“Ju ishit vendimi im i parë që mora dhe ishte më i miri”, i tha Obama zëvendësit të tij.
Kurse Biden pas marrjes së Medaljes Presidenciale të Lirisë, të cilit i rrodhën lotët, tha se do të qëndrojë aktiv në politikë brenda Partisë Demokratike.
Dy zyrtarët më të lartë të SHBA-ve më 20 janar do ta lënë Shtëpinë e Bardhë, ku do të vendoset kabineti presidencial i republikanit Donald Trump.