Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën përmbyllëse për vitin 2018, ka bërë të ditur se nga nesër Kosova do ta ketë edhe zyrtarisht ushtrinë.
Ai tha se për ushtrinë janë humbur kot pesë vjet, duke theksuar se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë e Kosovës.
“Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelua ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”, tha Thaçi.
Presidenti ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar.
Me 14 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Telegrafi/