Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka insistuar se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është ‘objektivi minimal’ për çdo sezon për “Rossonerët”, teksa ka komentuar edhe mbi një rikthim të mundshëm të Ibrahimovic dhe përforcimet e janarit.
“Milani duhe të jetë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë minimal për çdo sezon”, ka thënë Scaroni për Mediaset.
“Ndihem në ankth kur luajmë këto ndeshje. Në fakt, çdo ndeshje në të vërtetë, por në këto edhe më shumë”.
Milan është duke u ballafaquar me një sërë lëndimesh me emra si Rafael Leao, Pierre Kalulu, Simon Kjaer dhe Noah Okafor që po mungojnë, andaj përforcimet janë të mundshme gjatë janarit.
“Nuk mund të them diçka specifike, por e di që Furlani është fokusuar për afatin kalimtar të janarit. Qëndrueshmëria financiare që kemi na lejon neve që të shikojmë disa opsione”, është shprehur Scaroni.
Ai është pyetur gjithashtu për planet e Milanit sa i përket ndërtimit të stadiumit. A do të ndërtojnë stadiumet e tyre, apo do të rinovojnë stadiumin “Giueseppe Meazza”.
“Fatkeqësisht, është e vështirë të bësh plane në Itali. Ne shpresojmë që të fillojmë ndërtimin vitin e ardhshëm, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për sezonin 2029/29”, shtoi ai.
Ka gjithashtu plane edhe jashtë fushës për “Rossonerët”, të cilët po mundohen të rikthejnë në klub Ibrahimovicin, por kësaj radhe në një rol tjetër.
“Unë mendoj se ai do të bisedoj më Gerry Cardinalen sonte, pasi kanë një raport të shkëlqyeshëm. Ne të gjithë jemi në pritje për të parë se si do të veprojë Ibra. Mendoj se prezenca e Cardinales na bën të kuptojmë se e ardhmja e Ibrahimovicit është tek Milani”, përfundoi Scaroni./Telegrafi/