Site icon Telegrafi

Presidenti Meta nuk e komenton krizën politike

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka komentuar situatën politike pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës.

Ai tërthorazi ka thënë se çdo vendim i forcave politike nuk duhet të jetë i nxituar dhe duhet llogaritur mirë përballë sfidave europiane të Shqipërisë.

“Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane”, tha Meta.

Ndryshe, shumica e deputetëve të opozitës kanë dorëzuar mandatet e tyre javën e kaluar dhe se rrjedhimisht, Kuvendi i Shqipërisë është pa opozitë. /Telegrafi/

Exit mobile version