Telegrafi

Presidenti i Maltës në Kosovë, sot pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidenti i Maltës, George Vella po qëndon për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit për media.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

George Vella po merr pjesë edhe në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili është organizuar nën patronatin e presidentes Osmani. /Telegrafi/