Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, të mërkurën pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Në orën 10:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Gjukanoviq me nderimet më të larta shtetërore.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit presidentja Osmani dhe presidenti Gjukanoviq mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/