Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit nga ana e Kosovës është në interesin e tyre.
Siç ka bërë të ditur ai, demarkacioni është i rëndësishëm pasi nga kjo varet edhe liberalizimii i vizave për Kosovën.
“Ne kemi mirëkuptim dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.