Telegrafi

Presidenti malazez nuk pret incidente në kufirin me Kosovën, thotë se ndaj banorëve të Kosovës janë treguar bujarë

Presidenti malazez, Filip Vujanoviq, ka thënë se askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi të tregojë çfarëdo pakënaqësie.

I pyetur se a pret incidente në kufirin me Kosovën pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, Vujanoviq është deklaruar i prerë? “Natyrisht se nuk presim incidente”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Marrëveshja për demarkacionin është bërë me shumë kujdes dhe më pas është nënshkruar nga të gjithë palët.

“Ndaj banorëve të Kosovës jemi treguar bujarë”, ka thënë Vujanoviq. “Unë pres që kjo në Kosovë të mirëkuptohet”, ka thënë Vujanoviq.

Ai beson se të gjithë qytetarët e Kosovës e kuptojnë se Mali i Zi është fqinj i mirë, se kurrë nuk ka treguar pretendime ndaj askujt e se nuk i duhet asnjë centimetër tokë që nuk është e saj.