Presidenti i Olympique Lyon, Jean Michel Aulas ka zbuluar se Arsenali ka bërë një ofertë të re për sulmuesin e tyre, Alexandre Lacazette.
Lacazette dhe Kylian Mbappe i Monaco kanë qenë dy lojtarët më të lidhur me një transferim të tyre në Emirates.
Është vet presidenti Aulas i cili iu ka thënë gazetarëve se Arsenali kishte bërë një tjetër ofertë për Lacazette, por këmbënguli se ai ende dëshiron ta mbajë sulmuesin.
“Alexandre Lacazette u tha se mund të largohej [dhe] kemi pasur negociata me Atleticon, por gjërat nuk kanë funksionuar”, ka thënë fillimisht Aulas.
“Tani kemi një ofertë shumë të mirë nga Arsenali”, përcjell Telegrafi.
“Unë dua që lidhja jonë me Alex (Lacazette) të jetë pozitive. Ai mund të ishte larguar, por nuk ishte e mundur. Për ne, ai nuk do të largohet”, përfundoi presidenti i Lyonit. /Telegrafi/